SHKODER- Deri më 1 Janar 2015, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota kontributet e punonjësve që kanë të punësuar, në rast të kundërt do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë një vizite të zhvilluar në një prej bizneseve fason në qytetin e Shkodrës, pasi sipas tij qeveria synon stabilizimin e skemës së pensioneve.
Nga Shkodra ministri Veliaj ka hedhur poshtë çdo aludim se qeveria Rama po investon më shumë në jug sesa në veri ndërsa ka paralajmëruar se më datë 16 Prill qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Kukës.
Ministri Veliaj ka prezantuar edhe paketën e re për biznesin fason që do shpallet brenda muajit Prill.
Ministri Veliaj gjatë vizitës së tij është njohur nga afër me punën që bëhet në këtë biznes fason.