Rama vijë të verdhë Vlorës: Në burg kush ndërton pas legalizimeve

2015-08-22 1

Legalizimet falas kanë trokitur në Vlorë, ku kryeministri Edi Rama, shpërndau titujt e pronësisë për qytetarët e zonës së tij si deputet. Kreu i qeverisë premtoi se epoka e zjarritjes se legalizimeve ka përfunduar, por bashkë me të edhe çdo mundësi për të kryer ndërtime pa leje.
Rama akuzoi qeverinë Berisha se për qëllime të pastra korruptive ka kryer legalizime abuzive.
Shefi i qeverisë, theksoi më tej se përmes legalizimit falas, po synohet edhe ndërgjegjësimi i familjeve për të kryer pagesën e energjisë elektrike.
Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame sqaroi se kjo shifër nuk ka të bëjë me legalizimin në zonat informale, por legalizimet që janë kryer në bregdetin e vendit, ku shumica e tyre nuk duheshin legalizuar.
Në takim merrnin pjesë edhe Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, Prefektja e re e Qarkut të Vlorës dhe deputetë, të cilët shpërndanë lejet e legalizimit për disa familje në zona të ndryshme informale të Vlorës.

Free Traffic Exchange