A1 Report - Elbasan,dështon miratimi i buxhetit në Labinot-Fushë, debate të ashpra

2015-08-22 15

ELBASAN - Ka dështuar serish mbledhja e këshillit bashkiak të komunës Labinot Fushë në Elbasan për miratimin e buxhetit të këtij viti. Mbledhja e radhës është shoqëruar me debate të forta mes këshilltarëve të mjatë e të djathtë, ndërsa diskutimi është ndjekur edhe nga banorë të zonës.

Debate më të ashpra janë zhilluar mes kreut të komunës Osman Qosja dhe kryetarit të këshillit bashkiak Ymer Balliu, të cilët hidhnin akuza të ndërsjellta për korrupsion.

Buxheti nuk është miratuar prej 3 vitesh, si pasojë e mosmarrëveshjeve mes këshilltarëve të majtë e të djathtë. Sipas të majtëve, këshilltarët e djathtë kërkojnë që me këtë buxhet të bëhen investime vetëm në zonat ku ka votues të djathtë. këshilltarët e djaththë e arsytojnë bllokimin buxhetit me mosdetajimin e fondeve në preventiv.

Free Traffic Exchange