Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore, Mitat Tola në një lidhje telefonike për A1 REPORT dha detaje mbi aksidentin e ndodhur. Ai tha se mjeti ka pasur humbje të kontrollit prej shpejtësisë së lartë "ka bërë lëvizje të çrregullta, ka dalë jashtë rrugës, ka tentuar të hyjë prap në rrugë dhe është përplasur me beton".
"Fakt mbetet që në të gjithë atë vendngjarje bie në sy humbje e kontrollit dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Policia ka konstatuar që drejtuesi i mjetit është i pajisur me leje drejtimi të marrë në vitin 2010 dhe presim analizat e alkoolit për të plotësuar një tabllo më të qartë për atë që ka ndodhur. Mjeti ka pasur humbje të kontrollit prej shpejtësisë së lartë, ka bërë lëvizje të çrregullta, ka dalë jashtë rrugës, ka tentuar të hyjë prap në rrugë dhe është përplasur me beton. Polica Rrugore ka shkuar në vendngjarje sapo ka marrë dijeni për aksidentin. Do të pyeten të gjithë dëshmitarët, do të merren nga organi i Prokurorisë pamjet filmike, për të analizuar të gjitha rrethanat e aksidentit", - u shpreh për A1 RERPORT, Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore, Mitat Tola.