Katër të rinj, mes tyre motër e vëlla humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, në Tiranë.
Të rinjtë po udhëtonin me automjeti tip 'BMW' me targë AA533IU, nga Kamza në drejtim të Tiranës.
Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur Jugjena Muçaj 18 vjeçe dhe 14-vjeçari Klevis Muçaj, motër e vëlla.
Dy viktimat e tjera janë Alfred Beluli 25 vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe Fatjon Driza, 22 vjeç
Sipas të dhënave të para hetimore rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.
Policia dyshon se drejtuesi i mjetit mund të kishte konsumuar alkool, pasi mendohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate ku kishin shkuar për të festuar.
Spitali i Traumës, informoi për Ora News se të rinjtë mbërritën të pajetë në spital.
Forcat zjarrfikëse nxorrën trupat e pajetë nga makina
Dëshmitarët i thanë gazetarit të Ora News, Xhevahir Zhabina se është dashur ardhja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupat e të rinjve nga makina, pasi nga përplasja mjeti ishte dëmtuar rëndë.
"Pjesët e makinës janë prerë me gurë fleksibël pasi ishte e pamundur nxjerrja e trupave" informoi gazetari Zhabina nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Shpejtësia e lartë
Rreth orës 10:00 policia e Tiranës jep detaje mbi aksidentin e ndodhur sot në mëngjes. Sipas të dhënave të para hetimore rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.
"Sot rreth orës 04.45?, mjeti tip BMV me targë AA 533 IU, teksa po lëvizte në segmentin rrugor Kthesa e Bathores -- Instituti Bujqësor Kamëz, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit:
? Alfred B, rreth 25 vjeç drejtues i mjetit,
si dhe pasagjerët:
? Jugjena M., 18 vjeç
? Klevis M., 14 vjeç
? Fation D., 22 vjeç
Nga të dhënat e deritanishme nga hetimet e kryera në vendngjarje rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.
Nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti ", thuhet në njoftimin e policisë.