PD: Ministrja e Mbrojtjes të japë shpjegime për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës

2015-08-22 1

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes mbi akuzën e ish-Ministrit, Arben Imami, për trafikun e narkotikëve.Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, në një deklaratë për mediat i bëri thirrje Ministres së Mbrojtjes të mos fshihet pas deklaratave mediatike por të bëjë transparencën mbi përgjegjësitë e institucionit që drejton në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, nëpërmjet vënies në dispozicion të infrastrukturës së forcave të armatosura.