TIRANË - Shpërthen gjatë natës automjeti i një ish-biznesmeni të lojërave të fatit. Ngjarja është regjistruar pas mesnate duke u gdhirë e enjtja, në Unazë, në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Nga shpërthimit të automjetit tip Fiat me targa AA 531 CP, i cili ndodhej i parkuar, nuk pati të lënduar.
Policia mori dëshminë e Leonard Prengës, pronarit të mjetit, por duket se dëshmia e tij nuk i ka ndihmuar oficerët e policisë për identifikimin e autorëve apo motivin e ngjarjes.
Sipas policisë, Prenga ka qenë i përfshirë më herët në biznesin e lojërave të fatit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë kryer për kërcënim ndaj tij.