TIRANE - Një Ticiano dhe një Rubens në Tiranë? Ky do të ishte një lajm i madh ndërkombëtar për botën e artit. Dhe mbase jemi me fat. Dy kartela të pajisura me fotografitë e dy pikturave, në arkivin e Galerisë Kombëtare të Arteve, thonë pikërisht këtë gjë. Në fondin e kësaj galerie ruhet një vepër origjinale e mjeshtrit italian Ticiano Vecellio dhe një tjetër e mjeshtrit flamand Paul Rubens. Vepra e Ticianos titullohet "Adami dhe Eva", ndërsa tabloja e Rubens mban titullin "Shën Sebastiani". Në fondin e kësaj galerie ato janë përfshirë që në fillim të viteve '80 dhe janë sjellë aty nga Pallati i Brigadave. Po cila është historia e tyre dhe si u përballëm me këtë sensacion? Dy javë më parë në Arkivin Qëndror të Shtetit, zbuluam rastësisht një relacion të hartuar në vititn 1967 nga Odhise Paskali, Foto Stamo e Vilson Kilica mbi 19 vepra arti tepër të rëndësishme, që ruheshin në Pallatin e Brigadave që nga koha e arredimit të tij në vitin 1941-1942, kur në këtë pallat u vendos për të jetuar familja Francesco Jacomoni, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel. Tre autorët e relacionit vinin në dukje se ato vepra të kujtojnë shkollën e piktorit italian Pietro da Kortona, mjeshtrin Tiziano Vecellio, Correggio-n apo Paul Rubens... por edhe vepra të tjera të vyera autorësia e të cilëve mbetej anonime.
Sipas tyre veprat kishin nevojë për restaurim dhe duheshin mirëmbajtur e ruajtur me kujdes, pasi rëndësia e tyre ishte e madhe. Ata sugjeronin që më pas veprat të dërgoheshin në Galerinë Kombëtare të Arteve e të ekspozohehsin për publikun e gjerë. Ky informacion, mjaft ngacmues, na shtyu të kërkojmë vendndodhjen aktuale të këtyre veprave të rralla. A ruheshin diku ende? Kush i posedonte? Në ç'gjendje ishin? A ishin vërtet vepra origjinale?
Kërkimi ynë nisi pikërisht me dy tablotë e përmendura më lart. Për ne ishin lehtësisht të identifi kueshme, pasi komisioni i ngritur në 1967 kishte përshkruar edhe shenjat dalluese të secilës prapa tablove, si shënime e vula të dukshme. Për secilën prej tyre Paskali, Stamo e Kilica kishin vënë këto përshkrime: