Lazarati nuk mund të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe policia e shtetit nuk duhet të bëjë show mediatik dhe të heshtë kur djemtë e këtij fshati ekzekutohen dhe nuk kryhet asnje vendim i vetëm. Kane qenë këto fjalët që banorët e fshatit të famshëm i janë drejtuar zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, Sokol Bizhga, gjatë takimit mbi sensibilizimin e lëndeve narkotike dhe që është zhvilluar në komunën Lazarat.