A1 Report - Rama: Reforma territoriale u jep jete qyteteve, fund copezimit

2015-08-22 0

TIRANE -- Prezantohen projektet e përzgjedhura për rivitalizmin e qyteteve dhe rajoneve, pjesë e planit të punës për reformën territoriale admnistrative.

Fragmentarizimi dramatik i territorit dhe copëzimi i tij sic e cilësoi kryeministri Rama ndarjen aktuale territoriale, sipas tij duhet të marrë fund përmes investimeve nga këto projekte, për të cilat lajmëroi se do të marrin udhë menjëherë.

"Kemi parë se si kjo mungesë standardesh lidhet edhe me një mungesë të qartë kapacitetesh në nivelin vendor, por edhe me mungesë të përbashkët kapaciteti për të financuar zhvillim rajonal sic e thotë emri i Fondit të Zhvillimit Rajonal, në kushtet ë një fragmentimi kaq dramatik të territorit dhe e një copëtimi të tij. Eksperienca na ka mundësuar ta preim nga fare afër atë që është plaga më e madhe dhe që gjeneron një infeksion dobësues për gjithë mekanizmin e vendit. Plaga e copëzimit terriotial dhe e adminstrimit, që synojmë ta shërojmë përmes reformës territoriale, sot është terapia intensive e domosdoshme", - the kreu i qeverisë.