Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar përfundim sa të shpejtë të hetimeve mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas në Greqi.Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili theksoi se rëndësia që i kanë dhënë mediat fqinje kësaj ngjarje të rëndë ka bërë që të dekurajohen ekstremizmat që janë shfaqur këto kohë.