TIRANE - Kryetari i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj, akuzon anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, për presione ndaj tij dhe gjykatës duke kërkuar të ushtrojë ndikim në një çështje. Bëhet fjalë në çështjen gjyqësore ku shtetasi amerikan, Gerhard Haag akuzon shtetasin shqiptar Agim Selimi se u ka marrë në forma mashtrimi një objekt me anë të një akti shitjeje. Çështja është ndarë me short të gjykohej pikërisht nga kreu i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj.
Sipas sqarimit të kryetari të Apelit për Presidentin, anëtari i KLD-së, Gjoni ka shfrytëzuar një gabim njerëzor në publikimin e datës së fillimit të gjyqit, për të sulmuar fillimisht në analizën vjetore të punës për vitin 2013 të Gjykatës së Apelit, që sipas sqarimit të Malajt, anëtari i KLD I interesuar për përfundimin e çështjes gjyqësore në favor të të paditurit Agim Selimi ka reklamuar në mënyrë antiligjore kërkesën e këtij të fundit për largimin e vetë Malajt nga gjykimi i kësaj çështjeje.
Malaj i drejtohet Presidentit të Republikës se "ndërhyrja ose çdo lloj ndikimi tjetër në ushtrimin e detyrës së një gjyqtari tjetër përbën shkelje të rëndë disiplinore, si një akt apo sjellje që diskretiton pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Sipas Malajt, Selimi ka mundur të kalojë një letër dhe tua shpërndante anëtarëve të KLD-së pa kaluar më parë tek inspektorët duke aluduar për ndihmën e Gjonit në këtë veprimin.
Malaj nuk ndalet këtu por rendit edhe manipulim sipas tij të bërë në rastin e aksidentit me vdekje të një 13-vjeçareje për të cilën në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore ia ka fatuar bashkëshortes.
Vendimin e Gjin Gjonit, kur ishte gjyqtar për një trafikant ndërkombëtar, shtetas i huaj të cilit i ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie.
Apo vendimin në çështjen "Duty Free", ku sipas kreut të gjykatës së apelit, përfshihet edhe aeroporti i Rinasit, çështje e cila ka prishur marrëdhëniet me ministrinë e jashtme gjermabe dhe ku Gjin Gjoni, sipas Malajt ka fituar miliona euro nëpërmjet presioneve të vbëra gjyqtarëve.