Policia bëri publike pamjet e arrestimit të Pjetër Babajt i cili dje u arrestua për akuzën e trafikut të armëve dhe municioneve dhe prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.
Arrestimi i Pjetër Babajt u krye pranë Urës së Bunës në Shkodër pas një hetimi më shumë se 2 mujor. Në pranga ra dhe bashkëpunëtori I tij Lulzim Toska.
Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale 4 copë mina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funskionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë 50 fishekë automatiku dhe një silenciator.