A1 Report - Fier, 25 vjeçari ne qeli 3 dite para marteses, i ati apel drejtesise

2015-08-22 5

FIER - Ky është, Rudjan Driza, një 25 vjeçar nga qyteti i Fierit, i cili ditën e djeshme u ndalua nga policia rrugore, teksa udhëtonte me motorr pa kaskë.

25 vjeçari me datë 13 prill ka caktuar datën e martesës, dhe në vend që të vijonte të merrej me përgatitjet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës tij, ai ndodhet në një nga qelitë e komisariatiti të Fierit në pritje të caktimit të masës së arrestit nga gjykata.

Duke marrë shkas nga kjo situatë babai i tij, Agim Driza, mori i iniciativën ti bënte apel organeve të drjetësëisë për ti liruar të birin të paktën ditën e martesës.

Ai për të realizuar këtë "mision" kërkoi ndihmën e medias, teksa u zotua se i biri do të rikthehej menjëherë pas dasëmës në qeli.

"Martoj çunin në datën 13 prill. I bëj thirrje Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Rendit, dhe instancave të tjera, të më lirojnë çunin. Nuk jam në kundërshtim me rregullat, të ma lirojnë çunin, të hënën e rikthej prapë. Nuk ka shkelur asnjë rregull të qarkullimit. Nëse ka shkelur ta mbajnë aty edhe ditën e dasmës." u shpreh i ati i 25 vjeçarit, Agim Driza

Apeli i të atit Rudjanit mesa duket nuk ra në vesh të shurdhër, teksa prokurori i çështjes kërkoi gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë që edhe gjykatësi i cështjes vendosi ti bëntë si dhuratë për dasëm 25 vjeçarit, masën e sigurisë detyrim paraqitje, e cila hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme.