A1 Report - Nenshkruhet marreveshja me Italine per zgjerimin e Portit të Vlores

2015-08-22 5

TIRANË - Porti Detar i Vlorës shumë shpejt do të jetë pjesë e një projekti rehabilitues me vlerë 15 mln euro, që do të mundësohet falë kontributit të Kooperacionit Italian dhe qeverisë Shqiptare.

Marrëveshja që do të mundësojë fillimin e projektit për Portit të Vlorës, u nënshkrua sot nga ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorit italian në Tiranë, Masimo Gaiani. Ministri Haxhinasto gjatë nënshkrimit, u shpreh se, projekti do të sjellë shërbime të reja në portin e Vlorës, kurse ambasadori italian e ka parë këtë projekt, si një mundësi të rritjes së cilësisë të turizmit në qytetin jugor.

"Një projekt prej 15 milionë eurosh dhe që ofrohet nga Kooperacioni Italian dhe do të synojë të sjellë në nivele do të thoja përdorimi eficcent dy kalatat kryesore të portit të Vlorës dhe sheshin midis tyre. Është një investim i rëndësishëm sepse është në përputhje me strategjinë tonë të zhvillimit të infrastrukturës. Shpreh vlerësimin tim maksimal për bashkëpunimin me Italinë dhe ambasadorin Gaiani i cili i jep shtytje të vazhdueshme bashkëpunimit por edhe Kooperacionit i cili financon këtë projekt të rëndësishëm." tha ministri Haxhinasto.

"Pas këtij investimi, do të rritet efikasiteti i shërbimeve në Portin e Vlorës, që është porti më i rëndësishëm i Jugut të Shqipërisë. Projekti do të rrisë mundësitë turistike që ofron Vlora. Kooperacioni Italian do të japë kontributin e tij, në fuqizimin e portit të Vlorës." tha në fjalën e tij ambasadori Gaiani

Projekti i financuar nga Kooperacioni italian në Shqipëri, mundëson që Porti i Vlorës të zgjerojë potencialiet e tij, sa i takon shërbimeve portuale dhe punësimit të qytetarëve.