TIRANË- Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka sekuestruar gjatë një kontrolli në tregun tek ish-Uzina Dinamo në Tiranë, 486 kg djathë dhe 300 kg gjizë pasi kishin përmbajtje niseshteje.
AKU-ja do të vazhdojë inspektimet në të gjitha tregjet dhe stabilimentet e përpunimit të qumështit në të 12 qarqet e vendit.
"Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj subjekteve që gjenden në shkelje dhe nuk plotësojnë standardet duke rrezikuar konsumatorët", thotë drejtori i AKU-së, Afrim Bakaj.
Kontrollet janë ndërmarrë pas urdhrit të ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe drejtorit të AKU-së, Afrim Bakaj.