TIRANE - Hyrja në fuqi e amnistisë për lirimin e 900 të burgosurve do të prekë dhe Shërbimin e Provës, ku pritet që të shkëputen nga ky shërbim mbi 1000 persona. Në një intervistë për A1Report drejtori i shërbimit të proves, Ilir Qafo shpjegon se si do të aplikohet amnistia për personat që janë në Shërbim Prove.
Më tej z.Qafo shton se për të shmangur problemet që janë hasur në Shërbimin e Provës gjatë aplikimit të aministisë së vitit 2012, këtë herë janë marë një sërë masash.
Aktualisht nga burgjet në të gjithë territorin shqiptar janë liruar rreth 400 të burgosur ndërsa pritet që dhe në ditët në vijim të ketë lirime të tjera pasi kjo procedurë sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të kryhet në disa faza.