Kuvend, Rama "ankohet" për tolerimet e kërkon rregullore të re, Meta ikën

2015-08-22 0

Toleranca ndaj opozitës i ka kushtuar kreut të Kuvendit.Fjalën e tij në seancë plenare, kryeminsitri Edi Rama e nisi me kritikat ndaj kryeparlamentarit , Ilir Meta, për shkelje të rregullores.

"Duhet të gjejmë një rrugë që mos të vazhdojmë të rrimë mbi rregulloren dhe sensin normal të bashkëjetësës në këtë sallë, duke qenë të detyruar të ndjekim opozitën që kap foltoren jashtë çdo rregullorje të normës së rregullores"tha Rama.

Fjalë që nuk u mirëpritën aspak nga numri 1 i Kuvendit, i cili drejtimin e seancës ia la demokratit, Edmond Spaho, për tu rikthyer sërish në fund të fjalës së Kryeministrit.Ndërkohë që kreu i qeverisë propozoi ndryshime në rregulloren parlamentare.

"Do të ishte e udhës të kishim 60 minutëshin në fillim të seancës që as opozita të mos ndihet në vështirësi për të gjetur rrugë për të kapur foltoren dhe as parlamenti të mos bëhet qesharak për shkak të opozitës. Ideja që një qeveri bën shumë punë kur bën shumë ligje i takon vendeve ku ligjshmëria është problemi kryesor .Ne nuk jemi këtu për të prodhuar sa më shumë ligje por më shumë ligjshmëri"theksoi Rama.

Free Traffic Exchange