Fier, lirohen trotuaret, inspektorët e Bashkisë i rikthejnë hapësirat qytetarëve

2015-08-22 0

Njoftimi i bërë nga Inspektoriati Ndërtimor në Fier, është konkretizuar me punën në teren ku ka nisur heqja e tendave të cilat janë vendosur jashtë kritereve të vendosura nga Bashkia.

Në Fier janë rreth 145 objekte, kryesisht kioska, të cilat do të hiqen duke i kthyer në këtë mënyrë hapësirat qytetarëve.

Gjatë aksionit të ditës së sotme, pati reagime të ashpra nga ana e pronarëve të subjekteve, por situata ka qenë nën kontroll duke lejuar vijim e punës nga ana e Inspektoriatit.

Free Traffic Exchange