Protestë e ish-punëtorëve në Berat, 228 veta janë larguar nga Administrata Shtetërore

2015-08-22 0

"Nuk kam teser, por diplomë", "Ndal masakrës në administratë", "Më ktheni në punë",- kanë qenë këto disa nga pankarat pjesë e protestës të zhvilluar përpara Prefekturës së Qarkut Berat, nga persona të cilët janë larguar nga puna.
Protestuesit janë shprehur se kauza e tyre është e drejtë dhe se ata nuk tremben nga asnjë pushtet, pasi janë intelektualë dhe se nuk mund të largohen nga puna pa asnjë referencë ligjore.
Kryetarja e Shoqatës së Mbrojtjes së të Larguarve nga Puna, e cila ka mbështetur këtë protestë, Nertila Qafëzezi, ka pohuar se vetëm në Qarkun e Beratit janë larguar nga puna 228 persona që kanë qënë pjesë e Administratës Shtetërore.
Largimet nga puna prej kohësh janë denoncuar edhe nga dega e Partisë Demokratike në këtë Qark, ku ato janë cilësuar si largime me motiv politik.