A1 Report - Ish te përndjekurit ne proteste:Na demshperbleni ose vetedigjemi

2015-08-22 2

TIRANË - Ndërsa pritet që të nis seanca parlamentare, ish-të përndjekurit politik në kohën e komunizimit kanë dalë sërish në protestë për përshpejtimin e dhënies së këstit të parave.

Qeveria ka miratuar fondin prej 18 milionë dollarësh për dëmshpërblimet ndërsa protestuesit kërkojnë përshpejtimin e procesit të dhënies të parave.

Të vendosur para Parlamentit, ata kërcënuan se do të vetëdigjen nëse kërkesat e tyre nuk përmbushën në kohën që kërkojnë.

Ish-të përndjekur nuk kanë qëndruar gjatë në ambientet e jashtme të Kuvendit por edhe nuk kanë bërë të ditur nëse do të rikthehen sapo të nis seanca parlamentare.