A1 Report - Pritje madheshtore per kampionet Qerimaj: Premtoj 3-shen e botes

2015-08-22 3

TIRANE - Për të pritur kampionin e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, në Rinas kishte dalë edhe vetë Ministrja e Sporteve Lindita Nikolla. Nuk kishin sesi të mungonin tifozët kuqezi dhe të tjerë drejtues të sportit, ndërsa shkodrani kampion në kategorinë 77 kg shprehet se ndihet i lumtur që Izraeli foli shqip dhe shkon edhe më tej duke premtuar se shumë shpejt do të jetë në 3-shen më të mirë të Botës.

"Ndihem shumë krenar që arrita të fitoj titullin kampion europe dhe të këndohet himni shqiptar në Izrael. Izraeli foli shqip në ditën e djeshme.Të fitosh titullin kampion europe nuk asht e lehtë, kemi kaluar shumë sakrifrica bashkë me tranjerin tim Zef Kovaçi bashkë me familjen time. Të gjithë ato sakrifica që ne kaluam, që njerzit tonë të aferm i dine, u shperblyen me medalje ari dhe shkoi gjithcka më së bukur. Është një emocion shumë i lartë të ngresh flamurin shqiptar dhe ndihem shumë shumë i gezum. Premtoj që nësë kam mbeshtetjen e duhur do jem në treshen më të mirë në botë shumë shpejt", tha Qerimaj.

E lumtur për suksesin e dyfishtë ministrja Nikolla premtoi mbështetje për medalistët Qerimaj dhe Godelli

Ndërsa për deputetin socialist Fidel Ylli, njeri i lidhur ngushtësisht me sportin, këta kampionë bënë një punë më të mirë se politikanët për promovimin e Shqipërisë në Europë.

Shqipëria pushtoi Europën në Izrael ku Qerimaj u shpall kampion dhe Godelli nënkampion. Në total, 6 medalje për sportistët kuqezi përpara të cilëve u përul edhe kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ku përgëzoi për këtë sukses të jashtëzakonshëm.