Publikohen imazhet tronditëse të torturimit të Ilia Karelit në burgun e Nigritës

2015-08-22 2

Imazhe tronditëse të torturimit të Ilia Karelit janë publikuar nga mediat greke.
Veç dhunës c'njerëzore të ushtruar ndaj shqiptarit 42 vjecar, fotot janë prova që vënë nën akuzë edhe drejtorin e burgut të Nigritës, që deri tani kishte deklaruar se do ta paguajë kushdo që ka dhunuar Ilia Karelin.
Tashmë do të duhet ta paguajë ai si drejtues i institucionit, që është i përfshirë drejtëpërsëdrejti në torturimin e Ilia Karelit.
Imazhet janë vërtet të rënda dhe tregojnë qartë se Kudret Kume ka hyrë me këmbët e veta në qelinë e përgatitur për ta torturuar deri në vdekje, dhe me shenja dhune.
Fotot e shkëputura nga video e regjistruar nga kamerat e sigurisë brenda burgut të Nigritës tregojnë të paktën 6 punonjës të burgut që pasi i kanë lidhur duart, e zhveshin dhe e fusin në dhomën e njohur si frigorifer, aty ku la dhe frymën e fundit, pas rreth 3 orësh tortura cnjerëzore.
Kanë qënë pikërisht këto pamje që kanë çuar në paraburgim 6 oficerë të policisë së burgut, ndërsa drejtori i këtij Burgu George Tsironis ende nuk ka dalë para togave të zeza.
Vetë mediat greke e konsiderojnë burgun e Nigritës si "Abu Graib" (Burgu në qendër të Irakut ku mori emër për shkak të torturave që I bëheshin të burgosurve nga ushtarë amerikanë)

Free Traffic Exchange