Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar ashpër qeverinë për manipulim të shifrave reale të ekonomisë së vendit. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Basha tha se Kryeministri është i fokusuar tek show mediatik, duke propoganduar shifra jo reale të rritjes së ekonomisë, por dhe borxhit publik.
E rritja e shifrave reale për borxhin publik, sipas Bashes e ka një qëllim.
Sipas Kryetarit demokrat, shqiptarët nuk mund të pranojnë një qeveri mashtruese.
"Dështimi i tyre në këtë rrugë është i sigurt. Nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të mos u thotë " ikni", rrenave dhe rrenacakëve, mashtrimit dhe mashtruesve, njëlloj siç po u thonë qytetarët europianë që po votojnë politikat reale të zhvillimit" shtoi kreu i demokratëve.
Basha tha se Shqipërinë është marrë peng nga eksperimentet e paafta dhe të papërgjegjshme të tipit ku rafsha mos u vrafsha të qeverisë Rama-Meta.