Berat, baza e PS-së "sulmon" deputetët e saj, Ruka: Të zgjedhurit tanë "kanë humbur" pas zgjedhjeve

2015-08-22 1

Drejtues të strukturave të Partisë Socialiste të Beratit kanë protestuar kundër qeverisë dhe deputetëve të tyre, ku i kanë akuzuar për shkëputje të marrëdhënieve me bazën, porsa kanë futur në xhep mandatin e deputetit.
Feim Ruka, anëtar i PS-së, drejtues në strukturat vendore të Uznovës, njëkohësisht edhe anëtar i ansamblesë, në emër të socialistëve të këtij qarku ka deklaruar:
"Nga momenti që ata u bënë deuptet, nuk kanë ardhur më të bëjnë takim as me strukturat e PS-së as me pjesën tjetër të elektoratit në bazë. Një veprim i tillë i indinjon njerëzit sepse shoqëria në tërësi priste dhe prêt ndryshime. Këto ndryshime nuk mund të kërkohen vetëm me ndryshime të disa njerëzve dhe të quhet punë e kryer. Ashtu edhe deri tani një pjesë e këtyre deputetëve punën e tyre e kanë motivuar vetëm se me kë do të heqin dhe kë do të vënë dhe kjo nuk është zgjidhja", u shpreh Ruka
Sipas tij deputetët kanë harruar bazën dhe janë marrë vetëm me emërimet e drejtuesve.

Free Traffic Exchange