Shkodër, problemet e hekurudhës, Zaraj: Qeveria të ndërhyjë me investime konkrete

2015-08-22 2

Stacioni Hekurudhor Ndërkombëtar i Vajzës, i vetmi me këtë status që do të duhej gjatë këtyre viteve të kishte patur vëmendjen më të madhe, ka ndodhur krejt e kundërta. Ai është lënë në mëshirë të fatit dhe po degradon dita-ditës.
E si për të mos mjaftuar kjo, kur ky stacion do të duhej të siguronte të ardhura të mjaftueshme për ekonominë shqiptare, pasi është e vetmja urë lidhëse me shtetet e Europës, ky stacion përballet me vështiirësi të shumta, që nga funksionimi i tij e deri tek mungesa e investimeve, e në fund si për të mos mjaftuar kjo, bizneset po tremben se trenat e mallrave duhet të lëvizin të shoqëruar nga policia, pasi kanë qenë shpesh objekte grabitje nga persona të ndryshëm
Përballë kësaj situate, drejtuesit e këtij stacioni shpresojnë në investimet e qeverisë, për të ndryshuar këtë realitet.
Shtuar këtyre problemeve, kësaj hekurudhe i paraqitet më shqetësuese dëmtimi i linjës hekurudhore, si dhe mungesa e specialistëve pranë këtij stacioni.
Shqipëria prej vitit 1985 lidhet me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar në linjën Shkoder - Han i Hotit - Podgoricë. Në gjithë këto vite te demokracisë në vendin tonë linjat hekurudhore u shkatërruan, e për pasojë ato po jetojnë ditët më të vështira

Free Traffic Exchange