Elbasan, infrastruktura rrugore, qytetarët: Situatë e papranueshme, presim ndryshim

2015-08-22 2

Infrastruktura rrugore në qytetin e Elbasanit vazhdon të shënojë probleme të cilat rregjistrohen në çdo rrugë të tij, duke mos lënë pa përmendur as bulevardin kryesor.
Pjesë e kësaj panorame janë të gjitha akseset e qytetit duke nisur nga bulevardi "Qemal Stafa" i cili ndodhet përpara Bashkisë, tek ato dytësore, ndërkohë që për zonat periferike as që mund të pretendohet për infrastrukturë. Si gjithmonë ata të cilët duhet të vuajnë pasojat e një situate të tillë janë banorët.
Trafik i padisiplinuar, mungesë trotuaresh, vendosja e sinjalistikës vertikale apo horizontale, mbeten thjesht projekte për tu realizuar nga organet kompetente.
Kjo është panorama që ka sot qyteti i Elbasanit, ku institucionet përgjegjëse duket se nuk po u përgjigjen kërkesave të qytetarëve të cilët janë takspagues për shërbime të cilat nuk u ofrohen.

Free Traffic Exchange