Tetëdhjetë e tetë të burgosur prej ditës së nesërme do të lënë pas qelitë e ftohta të burgut të Drenovës për t'iu rikthyer jetës normale jashtë tij.
Aministia e miratuar në mars në Parlamentin e Shqipërisë dhe e dekretuar nga Presidenti Nishani u jep mundësinë 88 personave pranë këtij burgu të jenë përfituesit e parë nga kjo amnisiti.
Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, Filip Ulndreaj, (ne foto) tha se është përpiluar një plan masash në bashkëpunim me policinë per realizimin e ketij procesi.
Kjo amnisti pritet që të ulë dhe mbipopullimin në burgun e Drenovës, i cili në kohët e fundit është rritur ndjeshëm.