Policia e Gjirokastrës gjatë operacionit të koduar "Parcela" ka sekuestruar 150 kg lëndë narkotike ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e drogës.
Mësohet se droga është kapur në një makinë me targa false në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit kur konsistoi praninë e policisë devijoi mjetin nga rruga kryesore dhe pranë fshatit Hormovë e braktisi atë.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti të fshehur në sediljen e pasme 120 pako me lëndë narkotike, gjithësej 150 kg drogë.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim poseduesin e drogës me inicialet S.K nga Fieri dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.