Shërbimi onkologjik edhe në Durrës e Shkodër, Beqaj: Pesimist për edukimin në vazhdim të mjekëve

2015-08-22 1

Telemjekësia është konsideruar si një nga nismat me më pak kosto për pacientët por edhe për autoritet shëndetësore.
Por, minsitria e shëndetësisë thotë se përveç kësaj ecet paralelisht edhe me programin e diagnostikimit të pacientëve. 18 muaj është koha kur të kemi të dhëna të para me diagnostikim ku sistemi i shëndetësisë orientohet drejt qytetarëve dhe jo vetëm drejt pacientëve.
Shërbimi onkologjik, përveç Tiranës do të shtrihet edhe në dy qytete të tjera, në Durrës brenda këtij viti dhe në Shkodër vitin tjetër.
Nga Korça, Ministri i shëndetësisë tha se edukimi në vazhdim i mjekëve ka të dhëna vërtet pesimiste.
Ky ishte një takim me mjekëve të spitalit të Korçës, USAID-it dhe minsitrisë së shëndetësisë për të parë ecurinë dhe rolin e telemjekësisë.