Shkëlqen Shqipëria, Erkand Qerimaj Kampionë Europe

2015-08-22 8

Shqipëria arrin një triumf të dyfishtë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Izrael. Dy nga sportistët më të mirë, Erkand Qerimaj e Daniel Godelli shkëlqyen, duke fituar së bashku plot 6 medalje, dy ari, tre argjendi e dy bronzi, duket se janë në formë të shkëlqyer. Në shkëputje shkëlqeu Godelli, ndërsa në shtytje e dygarësh Qerimaj. Të dy garuan në të njëjtën bateri e peshë trupore, në 77 kg në baterinë A Godelli ngriti në provën e dytë 157 kg por dështoi në provën e tretë me 161 kg, duke zënë vendin e dytë me 157 kg në shkëputje, po aq sa Tigran Martirosian nga Armenia, që me 157 kg, por me peshë trupore më të lehtë se Godelli mori medaljen e artë në këtë stil. Qerimaj përfundoi i treti me 155 kg dhe mori medalje bronzi.
Në shtytje u zhvillua një garë e ashër mes Godellit dhe Qerimajt. Kështu, Godelli e nisi stilin e shtytjes me 186 kg, duke e ngritur me sukses ndërsa dështoi në provën e dytë me 191 kg, ndërsa Qerimaj ngriti 193 kg në provën e dytë. Shkodrani realizon me sukses edhe provën e tretë, duke ngritur 194 kg dhe duke marrë medaljen e artë në këtë stil, por edhe në dygarësh, pasi ngriti në total 349 kg, po aq sa Godelli, por për shkak të peshës trupore më të lehtë fitoi medaljen e artë. Dy medalje ari e një bronzi për Qerimajn, ndërkohë që Godelli u mjaftua me vendin e dytë në të tre stilet, pra duke marrë tri medalje argjendi. Në total Shqipëria fitoi dje 6 medalje.
Ndërkohë Romela Begaj nuk ka mundur ti jap medalje vendit tonë. Ajo arriti vetëm një vend të katërt në shkëputje, që erdhi në provën e tretë në peshën 100 kg ndërsa ka dëshiruar për të ngritur 115 kg ku erdhi edhe tërheqja për arsye dëmtimi. Ajo vendosi dorën në shpinë dhe më pas stafi i federatës sonë i dha ndihmën e pare. Kështu ajo nuk ka mundur të kualifikohet në dygarësh. Dhe pa medaljet e Begaj rezultatet në kampionatin Europian në Izrael mund të cilësohen si të shkëlqyera.

Free Traffic Exchange