Rexhep Selimi në "Tonight Ilva Tare": Jo Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë në Kosovë

2015-08-22 3

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Rexhep Selimi, e ka cilësuar krijimin e një tribunali për hetimin e krimeve të pretenduara të UÇK si totalisht të padrejtë dhe të pabazuar. Nëpërmjet këtij veprimi sipas tij synohet vetëm që të dëmtohet imazhi i shqiptarëve.

E ndërsa ekpserti i së drejtës ndërkombëtare Ilir Kulla, e konsideron si të paprecedentë ngritjen e një tribunali dhe hedh idenë e mbajtjes së një referendumi.

Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë ka deklaruar prerë se është e gatshme ta kundërshtojë ngritjen e tribunalit në rast se ajo do kalojë në parlamentin kosovar.