Arrestohet nga policia e kryeqytetit një i kërkuar për vjedhje. Burime nga policia bëjnë me dije se nga Komisariati i Policisë Nr.3 në Tiranë në bazë të operacionit "BUTIKU", u bë i mundur arrestimi i 34-vjeçarit Emilent Dhepa, banues në Tiranë, i dënuar me parë për "Vjedhje me dhunë".
Arrestimi i tij u bë në zonën e Kombinatit në kryeqytet ndërsa 34-vjeçari akuzohet si autori i disa vjedhjeve me dhunë.
Sipas policisë, në sajë të hetimi disa mujor në ngarkim të tij u dokumentua tërësisht implikimi në 10 vjedhje me dhunë i cili i realizonte nën kërcënimin e armës, në kohë e vende të ndryshme në qarkun e Tiranës.
Aktualisht nga strukturat e policisë po punohet për të dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë të kryera nga 34-vjeçari, ndërkohë që materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.