Qëndrimi i qeverisë shqiptare mbi vdekjen e Ilia Karelit në burgjet greke, nga torturat e ushtruara ndaj nga gardianët grekë, nuk ishte i duhuri.
Për ekspertin e sigurisë, Ervin Karamuço, shteti shqiptar duhej ta kthente ngjarjen në fjalë në një kauzë për garantimin e të drejtave të shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet helene.
Eksperti i sigurisë është dyshues se drejtësia greke do tu shkojë deri në fund hetimeve lidhur me skandalin në burgun e Nigritas. Sipas tij, jo vetëm burgu por dhe autoritete të tjera duket se janë të interesuar ta mbyllin këtë çështje.