TIRANË- Sot në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Tiranë dhe në Fier, burra, gra e fëmijë që jetojnë baraka kanë protestuar ndërsa në qytetin e Beratit janë organizuar aktivitete për promovimin e identitetit dhe të trashëgimisë së këtij komuniteti.
Në këtë ditë, komuniteti rom shprehet se ata janë të braktisur dhe të mashtruar nga shteti dhe se jetojnë në kushte minimale të jetës.
Ata kanë kërkuar nga shteti të strehohen, të arsimohet dhe të punësohet si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë.
Protestë në Tiranë.
Rreth 100 familje rome burra, gra e fëmijë që jetojnë baraka në zonën e Selitës protestuan para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar strehim. Protesta u zhvillua në Ditën Ndërkombëtare të Romëve
Rreth 100 familje rome të zonës së Selitës kanë protestuar sot para Bashkisë së Tiranë, duke kërkuar nga instutcioni vendor një strehë për të futur kokën.
Në Ditën Ndërkombëtare të romëve, ky komunitet shprehet se ndjehet i braktisur dhe i mashtruar nga shteti.
Romët kanë demostruar gjendjen e vështirë ekonomike e sociale ku jetojnë përmes fotove të shfaqura në sheshin para bashkisë. Protesta zgjati rreth një orë, dhe shkoi e qetë por asnjë nga përfaqësuesit e bashkisë nuk ka reaguar nga zërit të romëve para dyerve të këtij institucioni.
Sot një sërë aktivitetesh janë zhvilluar me përfaqësues të këtij komuniteti nga kreu i Kuvendit, Meta, ministrja e Arsimit, Nikolla dhe ai Mirëqenies Sociale Veliaj.
Protesë në Fier .
Dita Ndërkombëtare e komunitetit rom në Fier është pritur me protesta në rrugët e qytetit. Me parulla në duar, dhjetëra banorë të këtij komuniteti kanë kërkuar më shumë vëmendje nga organet shtetërore.
Ata kanë kërkuar të mos ndihen të diskriminuar, të ndërmerren hapa konkret për strehim, apo legalizimin e tyre në banesa, të punësohen, arsimohen etj.
Ndërsa në qytetin e beratit janë organizuar aktivitete për promovimin e identitetit dhe të trashgimis kulturore të romëve.
Në mes të mbetjeve urbane, në godina të improvizuara dhe pa kushtet më minimale jetojnë familjet e komunitetit rom në periferi të rrethit të Fierit.
Siç duket edhe nga pamjet, kushtet në të cilat ata jetojnë janë thuajse mesjetare, pa ujë, drita po tualete dhe në mes të grumbujve me mbeturina.
Bëhet fjalë për zonën e Mbrostarit, Levanit, komunës Qendër etj. Banorët ankohen se jetojnë në kushte ekstremist të varfra, pa asnjë mbështetje nga pushteti vendor.
Ndërsa prefekti i qarkut të Fierit, Xhevit Bushi thotë se për këtë komunitet janë marrë masa disa herë.
"Janë marrë një sërë masash në drejtim edhe të ditës së pastrimit dhe të vazhdimësisë së ngritjes në një nivel më të lartë të pastrimit të zonave", thotë ai prefekti.
Mes ndotjeve dhe mungesës së kushteve më minimale jetojnë prej vitesh qindra familje të komunitetit rom, ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje nga pushteti vendor.
Në Berat shoqata "Gruaja Rome e së nesërmes" dhe "Romët e Bashkuar" kanë zhvilluar në fshatin Moravë, aktivitete promovuese të identitetit rom përmes kulturës dhe tra...