Inspektoriati i Punës kontroll në kantiere, masa për firmat që s'ofrojnë siguri

2015-08-22 5

Inspektoriati Shtetëror i Punës nis kontrollollet për kushtet e punës në kantieret e ndërtimit. Përmes një njoftimi për mediat, ky institucion bën me dije se qëllimi i këtij kontrolli ka si synim këshillimin dhe rekomandimet për masat që duhet të merren.
Po cilat janë masat që duhen marrë nga kantierët për kushte pune më të sigurta?
"Masat që duhen marrë janë pajisja e punonjësve me kaska, veshje pune dhe rrip sigurimi. Duhen marrë masa për sigurinë dhe kolaudimin e skelave në kantieret e ndërtimit" bën me dije Inspektoriati i Punës.
Më tej Inspektoriati Shtetëror i Punës deklaron se aksioni i kontrollit për kushtet e punës në kantieret e ndërtimit do shtrihet në të gjithë vendin, ndërsa shton se është me rëndësi ndërgjegjësimi i punëdhënësve e punëmarrësve për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale.