Me qindra familje rome në qytetin e Korçës, brenda apo edhe në periferi të saj, qëndrojnë pa çati dhe hallakaten nga një zonë në tjetrën për shkak të burokracive institucionale.
Janë 40 familje Rome të cilat jetojnë vetëm tek grumbullimi i mbetjeve urbane në periferi të qytetit, duke mos patur mundësi ku të fusin kokën, kanë mbi 20 vite që janë vendosur këtu dhe mbajnë frymën duke mbledhur mbetje të ndryshme urbane, por rrezikojnë që të hiqen nga këtu, pasi trualli i përket një tjetër pronari, ndërkohë këtyre familjeve askush nuk u ka dhënë një zgjidhje deri më tani, ndërsa punësimi dhe mbijetesa e tyre është që të rrëmojnë mes këtyre mbetjeve.
Ndërsa sipas kreut të shoqatës së romëve në Korçë, situata e këtyre familjeve është alarmante dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit.
Janë mbi 160 familje rome në qytetin e Korçës të cilat janë të pastreha, ndërsa vetëm 3 familje kanë përfituar nga shpërndarja e apatamenteve sociale.