A1 Report - Dita Ndërkombëtare e Romëve, protestën në Fier, aktivitet në Berat

2015-08-22 2

FIER- Dita Ndërkombëtare e komunitetit rom në Fier është pritur me protesta në rrugët e qytetit. Me parulla në duar, dhjetëra banorë të këtij komuniteti kanë kërkuar më shumë vëmendje nga organet shtetërore.

Ata kanë kërkuar të mos ndihen të diskriminuar, të ndërmerren hapa konkret për strehim, apo legalizimin e tyre në banesa, të punësohen, arsimohen etj.

Ndërsa në qytetin e beratit janë organizuar aktivitete për promovimin e identitetit dhe të trashgimis kulturore të romëve.

FIER, JETA MES MBETJEVE
Në mes të mbetjeve urbane, në godina të improvizuara dhe pa kushtet më minimale jetojnë familjet e komunitetit rom në periferi të rrethit të Fierit.

Siç duket edhe nga pamjet, kushtet në të cilat ata jetojnë janë thuajse mesjetare, pa ujë, drita po tualete dhe në mes të grumbujve me mbeturina.

Bëhet fjalë për zonën e Mbrostarit, Levanit, komunës Qendër etj. Banorët ankohen se jetojnë në kushte ekstremist të varfra, pa asnjë mbështetje nga pushteti vendor.

Ndërsa prefekti i qarkut të Fierit, Xhevit Bushi thotë se për këtë komunitet janë marrë masa disa herë.

"Janë marrë një sërë masash në drejtim edhe të ditës së pastrimit dhe të vazhdimësisë së ngritjes në një nivel më të lartë të pastrimit të zonave", thotë ai prefekti.

Mes ndotjeve dhe mungesës së kushteve më minimale jetojnë prej vitesh qindra familje të komunitetit rom, ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje nga pushteti vendor.

NË BERAT AKTIVITET PROMOVUES TË IDENTITETIT ROM
Në Berat shoqata "Gruaja Rome e së nesërmes" dhe "Romët e Bashkuar" kanë zhvilluar në fshatin Moravë, aktivitete promovuese të identitetit rom përmes kulturës dhe trashëgimisë.

Në këtë aktivitet, përfaqësues të komunitetit kanë kërkuar masa për papunësinë dhe rregjistrimin e banorëve ne gjendejt civile.

Free Traffic Exchange