Lezha pa orientim për turizmin, nevojë urgjente për zyrë informimi turistik

2015-08-22 2

Prezantimi i të gjithë resursëve qe ka Lezha, por edhe shërbimeve që ofrohen ne zone kerkojne detyrimisht edhe çeljen e nje zyre te informimit turistik.
Kjo do të reflektonte mundësi më të mëdha promovuese dhe prezantuese tek vizitoret, kryesisht ata të huaj, të cilet aktualisht kanë referime specifike por që menjanojnë të tjerë elementë të një turizmi kompleks.
Kjo nevojë është prezantuar nga përgjegjesja e Muzeut Arkeologjik të Lezhës, Marjola Gjoni. Sipas saj janë këto politika që duhet të marrin rëndësi dhe krijojnë një tjetër prezantim të Lezhës.
Turistet që lëvizin në Lezhë përballen me mangesi në orientimin e tyre, duke i bërë ata thjesht vizitorë ditore.
Krijimi i rrjeteve informuese dhe shpjeguese mund të nxisë të huajt që të jenë më të pranishem në këtë rajon, e për më tepër që të jenë rezidentë të përkohshem në funksion të turizmit.

Free Traffic Exchange