ELBASAN- Kur flasim për internetin në shkolla, disa nxënës në zonat periferike të vendit vuajnë edhe kushtet më minimale për të mësuar. Kjo godinë i përket shkollës së cilklit të ulët "Dylber Kurtina" në komunën Shirgjan në Elbasan.
Siç duket edhe nga pamjet, godina është e amortizuar tërësisht, ndërsa kur lagështira ka pushtuar të gjitha klasat, ndonëse aty zhvillohet mësim çdo ditë me orë normale. Mësuesit dhe nxënësit thonë se janë të detyruar të mësojnë në të tilla kushte dhe i bëjnë apel instancave shtetërore të gjej një zgjidhje për përmirësimin e kushteve.
Nga ana tjetër, kreu i komunës Shirgjan, Mustafa Shehu thotë se i janë dërguar 4 herë shkresat Ministrisë së Arsimit për rikonstruksionin e saj, por ende nuk janë siguruar fonde për ndërhyrje.
"Ajo shkollë ka dalë jashtë përdorimit. Unë si kryetari komune mund t'i jem drejtuar 3-4 herë në këta 5 vitet e fundit të gjitha qeverive për financim, dhe deri në këto momente që ne flasim nuk kemi marrë asnjë përgjigje", thotë kreu i komunës, Mustava Shehu.
Në ambientet e kësaj shkolle mësojnë rreth 100 nxënës, ndërsa situiata është problematike prej disa vitesh.