Kreu i kuvendit Ilir Meta, mysafir special në "Channel One"

2015-08-22 0

Numri dy në hirearkinë shtetërore, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka qënë mysafiri special i "Channel One". Rreth orës 21.00 rregullatori i maxhorancave në Shqipëri ka mbërritur në ambientet e televizionit të ri, ku edhe është pritur nga presidenti i grupit mediatik, Ylli Ndroqi.
Zoti Meta ka parë fillimisht ambientet e TV dhe më pas ndërsa priste të futej në studion e "Debatit në Channel One" ka biseduar për disa minuta për investimet e bëra dhe bumin mediatik që po bën qoftë "Ora News" qoftë "Channel One".
E pas këtyre momenteve, rradha është e përgjigjeve për pyetjet e drejtuesit të emisionit Roland Qafoku e ku menjëherë vjen dhe sqarimi për shpenzimet e ditëlindjes së tij të 45-të.
Duket pak habi por dhuratën më të vecantë Meta pranoi se e ka marrë prej partnerit në koalicion, atij aktualit.
Një përgjigje edhe për paraardhësen topalli që shpesh ka aluduar për këtë ditëlindje.
E përtej legjendave të ditëlindjes, Ilir Meta Flet edhe për koalicionin dhe kryeministrin Rama.
Për rreth 2 orë kryeparlamentari ka folur edhe për zhvillimet politike e historike ku edhe njëherë ka përsëritur ftesën për opozitën qoftë për konstruktivitet në Kuvend qoftë edhe për reformën territoriale që sipas tij do të bëhet domosdoshmërisht.