Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi zbulon se një një pjesë e ish-zyrtarëve të lartë të policisë, kanë patur grada në kundërshtim me ligjin.
Në seancën dëgjimore të komisionit hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit, Didi përmendi sot pasdite emrat e 2 ish-zv/drejtorëve të policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, dhe Muhamet Rrumbullakut si dy zyrtarë të lartë të policisë të cilët kanë marrë gradat në kundërshtim me ligjin.
"Një pjesë e ish-punonjësve të policisë, kanë patur grada në kundërshtim me ligjin si ish-zv/drejtori Agron Kuliçaj. Edhe ish-zv/drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka probleme me gradën duke përfituar në kundërshtim me ligjin", tha Didi para deputetëve të Komisionit Hetimor.
Nga ana e tij ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj se transferimet brenda një nate të 12 drejtorëve të qarqeve i kishte bërë vetë dhe mbante përgjegjësi.