A1 Report - Kompanite e ndertimit, nga 1998 mbi 1 mln USD borxhe ndaj CEZ

2015-08-22 1

TIRANË - Janë rreth 550 kompani ndërtimi në të gjithë vendin që i kanë rreth 1 milionë dollarë borxhe të papaguara energjie KESH-it dhe CEZ-it. Sipas kreut të Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, borxhet e kompanive vijojnë nga 2-10 milionë lekë dhe janë mbi 50 mijë individë që kanë blerë prona të patundshme.

Por sipas tij, kontratat e enegjisë i kanë ende në emër të kompanive prej nga ku kanë bërë blerjet. Ndërtuesit e konsiderojnë si të padrejtë këtë borxh që u është faturuar atyre nga CEZ-i, duke kërkuar që sanksionet të zbatohen mbi bazën e pronësisë.

"Pronësia e apartamentit i ka kaluar këtij 10 % vetëm kontrata e elektrikut është në emrin tonë. Mbi 50 mijë persona në Shqipëri kanë një kontratë. Janë 550 kompani, që minimumi 2 milionë lekë kanë borxhe ndaj CEZ, nga këta persona dhe maksimumi 10 milionë lekë", tha në komision Avenir Kika, Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve.

I thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Kika tha se shumica e borxheve ndaj KESH dhe CEZ e kanë origjinë nga viti 1998.

"Nuk ka kompani ndërtimi e cila nuk është borxhlie ndaj CEZ duke paguar 100 % detyrimet e saj. Këto ngelin pasi klientë të saj, 10 % prej tyre nuk kanë bërë ndryshimin e emrit nga kompania tek emri privat dhe i kanë lënë në emër të komanive", theksoi Kika. Sipas tij, KESH dhe CEZ janë më të pasurit në Shqipëri për imobiliare pasi çdo si[ërfaqe e kabinave elektrike u është falur që nga viti 1993 e deri më sot", deklaroi kreu i shoqatës, Averi Kika.

Ndërkohë, në një reagim pas deklaratave në Komisionin parlamentar, kompania "CEZ Shpërndarje" ka sqaruar opinionin se janë ndërtuesit ata që së bashku me pronarët e apartamenteve aplikojnë për ndryshimin e emrave në kontrata, nga firma e ndërtimit në atë të pronarit të banesës. Kompania nuk mund të ndërhyjë në asnjë rast pa aplikimin e ndërtuesit që ka kontratën e objektit.

Free Traffic Exchange