Shënohet dita botërore e shëndetësisë

2015-08-22 0

Shëndeti publik ka avancuar sa i përket furnizimit me pajisje të reja, por ka mungesë të kuadër që do punonte me pajisjet e reja, thonë nga Shoqata e mjekëve të Maqedonisë në Ditën botërore të shëndetësisë. Në Maqedoni për të 66 herë shënohet kjo ditë, që sipas mjekëve paraqet motivim që gjithë së bashku të punojnë në përmirësimin e shëndetësisë në vend. Anketa e bërë te mjekët në vend tregon se te to ka pakënaqësi për shumë çështje.

"Anketa tregon se njerëzit janë të pakënaqur dhe kjo nuk është vetëm për shkak të rrogës, për para, por disa raporte duhet të analizohen dhe duhet të përmirësohen sepse kjo është komponentë mjaft e rëndësishme për punë të suksesshme në sistemin shëndetësor", shpreh Jovan Tofovski, kryetarë i Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë.
Sipas ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, shëndetësia në Maqedoni po ecë para dhe këtë vit ka pasur ngritje për tre vende në krahasim me vitin e kaluar, sipas indeksit të shëndetësisë evropiane.

"Pres që vitin e ardhëm ngritja të jetë edhe më shumë sepse në ndërkohë janë bërë hapa të mëdhenj që nuk janë shënuar në raportin e mëparshëm. Pres nga shtatori të shënohen të gjitha punët që i kemi bërë në këtë periudhë dhe të kemi ngritje edhe më të madhe të shëndetësisë në Maqedoni", tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.

Si projekte më të rëndësishme në shëndetësi për vitin e kaluar, ministri Todorov i theksoi, fillimin e punës të kardiokirurgjisë shtetërore, kardiokirurgjia neonatale, gazifikimin e Qendrës klinike dhe aplikimin e intervenimeve të reja në shëndetësi. Bojana Simonoviq