Në ditën e pushtimit fashist, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të rrëzojnë shtatoren e Mbretit Zog, të vendosur në bulevardin "Zogu i Parë". Ky incident është denoncuar sot nga Edi Paloka, kreu i grupit të Partisë Demokratike. Paloka e cilësoi si të turpshme ngjarjen dhe akuzoi kryeministrin Rama si nxitës të këtij sulmi.