A1 Report - Shkoder, denohet me 14 vite burg Ermir Gjergji,vrau vjehrrin e motres

2015-08-22 3

SHKODER - Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dënuar me 14 vite e 8 muaj burg Ermir Gjergjin i cili akuzohet për vrasjen e 67- vjecarit Zef Ejlli në fshatin e Gurit të Zi me 23 tetor të 2013- ës.

Në një seancë me dyer të mbyllura përpara trupit gjykues 29- vjecari Gjergji ka pranuar krimin e bërë ndërsa ka kërkuar mëshirë për ate se cfarw ka ndodhur duke theksuar se është penduar për cfarë ka bërë.

Në pretencën e lexuar para trupës gjykues, përfaqësuesi i organit tw akuzës ka kërkuar shpalljen fajtor të Ermir Gjergjit dhe dënimin e tij me 28 vite burgim për veprën penale të vrasjes me paramendim për hakmarrje dhe dënimin me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje. Togat e zeza denuan me 22 vite burg 29 vjecarin, por duke qënë se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar Gjergjit i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar vetëm me 14 vite e 8 muaj burg.

Zanafilla e këtij krimi ka të bëjë me të motrën e autorit që ishte e martuar me djalin e viktimës ndërsa cifti ndodhet në amerikë dhe ka dy fëmijë. Sipas pretendimeve te familjes Gjergji, Albina Gjergji dhunohej nga bashkëshorti i saj, djali i viktimës. Kjo situatë ishte bërë e padurueshme për vëllain e Albinës ndërsa kishte kërkuar disa herë nga familja Ejlli që të zgjidhin këtë problem, ndërsa mbrëmjen e 23 Tetorit të 2013- es ka marrë vendimin fatal duke ekzekutuar 67- vjecarin Zef Ejlli, babain e dhëndrrit të tij.

Ermir Gjergji do vuajë dënimin në burgun e Shën Kollit.