Ndërtuesit "në pranga", borxh energjie për 50 mijë qytetarë pa kontratë

2015-08-22 1

Forcimi i masave penalizuese për ata që abuzojnë me energjinë do të rëndojë më së shumti mbi ndërtuesit. Shqetësimi është ngritur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku është kërkuar një zgjidhje pa hyrë në fuqi shtrëngimi i masave.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, ka deklaruar se janë rreth 50 mijë persona që ende nuk i kanë kaluar kontratat e energjisë elektrike në emrin e tyre edhe pse kanë blerë apartamentet, duke i mbetur borxhi kompanive ndërtuese.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ra dakort për të thirrur grupet e interesit që kanë lidhje me këtë çështje për të gjetur më pas zgjidhjen e duhur.

Ky ngërç ka ardhur pasi në bazë të ligjit, një ndërtues duhet të lidhë kontratë paraprakisht për energjinë elektrike për të gjitha hyrjet, pasi nuk merr lejen e hipotekimit.