A1 Report - PD: Rama producent i shfaqjeve ne Vlore, me asnje vend te ri pune

2015-08-22 0

TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar sjelljen sipas saj televizive të Kryeministrit 7 muaj pas marrjes së pushtetit. Përmes zëdhënëses Laura Vorpsi opozita tha se kryeministri po bën spektakël ndërkohë që bilanci është negativ në çdo drejtim për vlonjatët dhe gjithë shqiptarët.

"Edi Rama dhe gjysma e qeverisë e çuan dëm sot një ditë pune, duke e bërë Vlorën një teatër ku me regji qendrore, Kryeministri dhe të tijtë, vunë në skenë një komedi të zezë. 7 muaj pas ardhjes në pushtet, në Vlorë nuk ka asnjë një vend të ri pune. kërcet tritoli, dhe trafiku i drogës ndërsa varfëria është rritur në Vlorë. Pikërisht në këtë situatë, Edi Rama bën shoë, sillet si një konferencier, duke drejtuar një spektakël të shëmtuar të largimit nga puna të një prefekti të dështuar. Jo, asnjë gjë e mirë nuk ka ndodhur në Vlorë, qysh se Edi Rama u zgjodh deputet atje dhe Kryeministër." tha Vorpsi në fjalën e saj.

Zëdhënësja e PD vijoi akuzat duke thënë se "shfaqje të tilla nuk e fshehin situatën e rënduar në vend por nxjerrin më në pah dështimin e kryeministrit."

Free Traffic Exchange