A1 Report - Maratona Ballkanike per here te pare ne Durres,percjell mesazhin e paqes

2015-08-22 1

DURRËS - 48 sportistë profesionist nga vende të ndryshme të ballkanit si dhe 2500 nxënës të shkollave të qytetit të Durrësit janë bërë pjesë e maratonës ballkanike. Kjo nisëm e cila organizohet në ditën botërore të sportit për paqe e zhvillim, është i pari event qysh nga kampionati i lojrave Ballkanike të vitit 1946 i mbajtur në Tiranë dhe e para herë që një maratonë e tillë zhvillohet në Durrës.

Gjergj Ruli organizatori i aktivitetit tha se nëpërmjet kësaj gare synohet të përcillet mesazhi i paqes e sportit, duke sensibiluzar kryesisht të rinjtë e qytetit.

Ceremonia u përshëndet edhe nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako.

"Për herë të parë Maratona Ballkanike do të mbahet në qytetin tonë antik të Durrësit, i cili është i denjë për lashtësinë e tij të mirëpresë zhvillimin e garës po aq antike, Maratonës. Durrësi në këtë mënyrë hyn kështu në historinë e atletikës edhe me këtë event, që sigurisht do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që marrin pjesë, për atletët e sportdashësit që do të jetojnë emocione të mrekullueshme në Shqipëri. Ata do të kenë mundësi të shkëmbejnë me njëri-tjetrin jo vetëm eksperiencën e veçantë sportive të kësaj maratone, por dhe kulturën e pasur të ballkanit me kaq të përbashkëta nga fqinjësia jonë e lashtë, do të mrekullohen me hijeshinë e bregdetit dhe bukuritë e natyrës shqiptare. Të gjithë këta të rinj nga Ballkani që kanë mbërritur në qytetin tonë, do të zbulojnë një qytet bregdetar turistik me vlera dhe lashtësi, të denjë për të përcjellë mbresat e përshtypjet më të mira. Këto vlera i përcjellin dhe durrsakët me ngrohtësinë e mikpritjen e tyre tradicionale dhe përkushtimin dinjitoz ndaj këtij aktiviteti. Sot më shumë se kurrë sporti do të demonstrojë misionin e tij në dobi të shëndetit dhe të paqes mes njerëzve",- tha kryebashkiaku Dako.

Ndërsa pjesë e garës u bë dhe Nexhat Xhelmalçe, 78 vjeçar, i cili ishte vrapouesi më i vjetër.

Nisja e vrapuesve profesionistë për garën 21 km filloi nga qendra e Durrësit për të vijuar deri në zonën e Golemit.

Ceremonia e promocionit u mbyll dhe ndarjen e medaljeve për fituesit e garave.