Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

2015-08-22 3

Është përkujtuar në Durrës 75-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian. Në ceremonine e rastit kane marre pjese perfaqesues te pushtetit vendor, shoqatave te luftes, veterane dhe qytetare durrsake qe kanë bërë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut, ku kanë vendosur edhe kurora me lule.
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, theksoi në fjalën e tij se 7 Prilli eshte një ndër datat më historike për gjithë Shqipërinë dhe në mënyrë të veçantë për qytetin tonë.
Në këtë ceremoni ka përshëndetur edhe kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve, Rustem Peçi, i cili vuri në dukje edhe sakrificat deri në vetëflijim të Dëshmorëve të luftës.
Në ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri edhe jetën e tyre për lirinë e vendit.